Bekim Sali: “Rrini rahat” për Ligjin e Jurisprudencës, tha të enjten me “zgjidhje konkrete” – sot është e premte dhe VLEN doli mashtrim.

Bekim Sali të enjten deklaroi me bindje se për çështjen e Ligjit të Jurisprudencës do të kishte “zgjidhje konkrete”, duke u bërë thirrje studentëve dhe opinionit publik të “rrijnë rahat”. Megjithatë, sot është e premte dhe ende nuk ka asnjë vendim, as marrëveshje dhe as ndonjë epilog konkret për këtë çështje që prej javësh ka shkaktuar reagime të shumta.

Mungesa e një zgjidhjeje ka nxitur kritika të ashpra ndaj VLEN-it, të cilët akuzohen se përdorën deklarata politike dhe premtime boshe për të qetësuar reagimet, pa ofruar rezultat real. Në opinion po shtohen vlerësimet se paralajmërimet për “zgjidhje konkrete” rezultuan vetëm retorikë politike, ndërsa studentët dhe të interesuarit vazhdojnë të mbeten në pasiguri.

Nga ana tjetër, reagimet opozitare theksojnë se çdo tentativë për zgjidhje jashtë kornizës ligjore dhe të drejtave gjuhësore do të ishte e papranueshme, duke akuzuar VLEN-in për manipulim publik dhe zvarritje të procesit.

Back To Top