Memedalija:Darko Kostadinovski paska thënë se nuk është kundër shqipes! Njëjtë sikur ujku të thotë se është vegjetarian!

Shkruan Vedat Memedalija;

Darko Kostadinovski paska thënë se nuk është kundër shqipes! Njëjtë sikur ujku të thotë se është vegjetarian!

Sot, duke dashur ta përgatit opinionin për goditjen e radhës ndaj gjuhës shqipe, thotë se “do ta bëjë Ligjin për Gjuhët më të qartë, më të saktë dhe më të zbatueshëm”.

Në ndërkohë, pas shpinës së tij, në Gjykatën Kushtetuese shqipja nuk ekziston më!

Njeriu që nuk arrin ta zbatojë as mbishkrimin dygjuhësor në institucionin që drejton, tani na jep leksione për zbatimin më të mirë të Ligjit.

Dhe, madje merr guximin të kërkojë të besojmë se nuk është kundër shqipes dhe shqiptarëve. Sepse, tipat si ky, kanë guxim të thonë edhe se mbishkrimi vetëm në maqedonisht është shembull i multietnicitetit.

Por problemi nuk është Kostadinovski. Problemi janë ata që bëjnë rolin e vasalit politik dhe përsërisin si papagaj: “S’ka Ligj të gjuhës shqipe”, ndërkohë që dikur festonin dhe lavdëroheshin se “shqipja, zyrtare – një arritje e madhe, një arritje e merituar. URIME”!

Back To Top