EKSKLUZIVE: ON TARGET siguron anketën e NDI-së, BDI dyfish më e madhe se VLEN

Ontarget.mk ka siguruar rezultatet e një ankete të realizuar për nevojat e National Democratic Institute (NDI), e cila nxjerr VMRO-DPMNE-në forcë të parë politike në vend me 22%, para LSDM-së me 10.2%.

Ajo që bie në sy është raporti i forcave në kampin politik shqiptar. Sipas anketës, BDI gëzon mbështetje prej 8.2%, ndërsa VLEN 5.1%, duke e lënë koalicionin qeveritar më shumë se tre pikë prapa.

Anketa regjistron gjithashtu 1.8% mbështetje për Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit dhe 0.2% për krahun e Ziadin Selës.

Nga partitë maqedonase më të vogla, Levica matet me 4.3%, ndërsa ZNAM me 4.1%.

Nëse këto rezultate konfirmohen edhe në matjet e ardhshme, ato tregojnë se një vit pas kalimit në opozitë, BDI vazhdon të mbetet subjekti dominues në bllokun shqiptar, ndërsa VLEN ende nuk po arrin të kapitalizojë pozitën e saj në pushtet.

Back To Top