Izet “Mega Wini” harroi premtimin për mbylljen e kazinove – a ka hise në lojërat e fatit?

Premtimet për mbylljen e kazinove dhe luftimin e industrisë së bixhozit duket se kanë mbetur vetëm në fjalë. Një nga politikanët që dikur fliste me tone të forta kundër lojërave të fatit ishte edhe Izet Mexhiti, por sot realiteti në terren tregon një situatë krejt tjetër.

Ndërkohë që qytetarët përballen çdo ditë me pasoja sociale dhe ekonomike nga bixhozi, kazinotë dhe bastoret vazhdojnë të funksionojnë pa pengesa serioze. Pikërisht për këtë arsye, në opinionin publik po përdoret me ironi edhe nofka “Izet Mega Wini”, duke aluduar se premtimi për mbylljen e kazinove është harruar plotësisht.

Sipas të dhënave që qarkullojnë në publik, vetëm brenda një viti qytetarët kanë shpenzuar rreth 2.8 miliardë euro në kazino, bastore dhe forma të tjera të lojërave të fatit. Kjo shifër e madhe ngre dyshime dhe pyetje serioze për rolin dhe qëndrimin e politikës ndaj kësaj industrie që vazhdon të rritet.

Kritikët thonë se në vend të mbylljes së kazinove, industria e bixhozit po lulëzon më shumë se kurrë. Për këtë arsye, shumë qytetarë shtrojnë pyetjen: pse u harrua premtimi për mbylljen e kazinove dhe kush përfiton nga kjo industri miliardëshe?

Derisa kazinotë vazhdojnë të jenë të hapura në çdo cep të vendit, dilema mbetet e njëjtë:

a ishte premtimi vetëm retorikë politike, apo pas heshtjes së sotme fshihen interesa të tjera? 

Back To Top