Rexhep Ajdari dhe Fati Vejseli, dy mundës shqiptarë që përfaqësuan Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare në Itali, siguruan medalje argjendi, duke sjellë një tjetër sukses për sportin e vendit.
Por, përtej medaljeve dhe rezultateve të tyre, lind një pyetje: Pse shteti nuk organizoi një pritje zyrtare për sportistët që ngritën flamurin e Maqedonisë së Veriut në podium?
Dy sportistët shqiptarë garuan për vendin dhe arritën rezultate që meritojnë respekt e vlerësim institucional. Megjithatë, deri tani mungon një pritje apo ceremoni zyrtare për t’i nderuar ata për suksesin e arritur.
Kur sportistët fitojnë medalje për shtetin, ata duhet të nderohen pa dallim. Rexhep Ajdari dhe Fati Vejseli e meritojnë të paktën një pritje dhe një falënderim publik nga institucionet.
