Skandal në Spitalin e Tetovës: Konkursi dështon për shkak të nepotizmit, stafi pa paga që nga janari

Konkursi për punësim në Spitalin Klinik të Tetovës ka dështuar dhe procesi është bllokuar pas një sërë ankesash për nepotizëm, mito dhe korrupsion në procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve.

Sipas informatave nga brenda institucionit, për disa vende pune janë paraqitur ankesa serioze nga kandidatët, të cilët pretendojnë se procesi nuk ka qenë transparent dhe se janë favorizuar persona të afërt me struktura të caktuara. Këto ankesa kanë përfunduar edhe në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, e cila pritet të shqyrtojë rastin.

Për shkak të këtyre dyshimeve dhe procedurave të hapura, konkursi nuk ka arritur të përfundojë, ndërsa procesi i punësimit mbetet i bllokuar.

Ndërkohë, situata ka krijuar probleme edhe për stafin shëndetësor në këtë institucion. Sipas burimeve, një pjesë e punonjësve ende nuk i kanë marrë pagat që nga muaji janar dhe po presin zgjidhjen e situatës.

Back To Top