🔴 Në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës? Flamuri me Diellin e Vergjinës valon në rrugët e Tetovës

Flamuri me diellin e Vergjinës edhe pse i ndaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas Marrëveshjes së Prespës, këto ditë është vendosur në disa shtylla nëpër rrugët e Tetovës, shkruan Portalb.mk. Me rastin e 35 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, nëpër rrugët e qytetit krahas flamurit shtetëror, është vendosur edhe flamuri me diellin…

Lexo më shumë

Dorëzohet Përparim Bajrami

Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, mëngjesin e sotëm u është dorëzuar organeve të ndjekjes, pasi ishte në arrati, raportojnë mediat. Në orën 05:35, Përparim Bajrami nga Kumanova, i lindur më 10 shkurt 1993, vullnetarisht dhe në këmbë është paraqitur pranë organeve kompetente. Ndaj Bajramit ishte lëshuar masa…

Lexo më shumë

Pavarësia e paarsyetuar!

Nga Lirim Dullovi Pavarësia nuk arsyetohet me kalimin e viteve. Arsyetohet me shtetin që ndërton. Dhe ne, për fat të keq, 35 vjet më vonë ende nuk e kemi arsyetuar ekzistencën e këtij shteti dhe pavarësinë e tij. Shiko rreth vetes: rrugët, ujësjellësin, kanalizimin, sistemin energjetik, shkollat, ambulancat e spitalet. Mbi 90 për qind e…

Lexo më shumë

“Cilën shtëpi, zonja Presidente?” – Imrane Veliu Aliu i përgjigjet Siljanovska-Davkovës: “Njëri pronar, tjetri mysafir”

Imrane Veliu Aliu i është përgjigjur Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkovës, pas deklaratës së saj se “askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë përveç nesh vetë”. Në reagimin e saj, Veliu Aliu e vë në pikëpyetje vetë kuptimin e “shtëpisë” për të cilën flet Presidentja, duke ngritur çështjen e barazisë dhe…

Lexo më shumë

Përfundon murali për katërshen e UÇK-së, Musmurati: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar për përfundimin e një murali të ri në kryeqytet, i cili i kushtohet kujtesës, sakrificës dhe luftës për liri. Në përmbylljen e këtij murali, bashkë me Musmuratin kanë marrë pjesë edhe drejtori i Kulturës, Isah Mustafa dhe artistja me nofkën OrangeGirl. Vepra përmban katër portrete të…

Lexo më shumë

“Krisin armët” në hyrje të Haraçinës: Plagoset këngëtari Aziz Murati

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në hyrje të Haraçinës, ku është plagosur këngëtari i njohur shqiptar Aziz Murati. Sipas informacioneve të para, në drejtim të Muratit është shtënë me armë zjarri. Këngëtari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Burime pranë ngjarjes bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore…

Lexo më shumë

🔴 Të shtëna në hyrje të Haraçinës: Artisti i njohur 48-vjeçar plagoset rëndë me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në hyrje të Haraçinës, ku një 48-vjeçar nga Shkupi është plagosur rëndë me armë zjarri. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 01:50, pasi i plagosuri, A.M. (48), është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm…

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut sot shënon 35-vjetorin e pavarësisë

Më 8 shtator 1991, qytetarët e Maqedonisë, në një referendum historik, votuan me shumicë dërrmuese “po” për pavarësinë e vendit. Vota në referendum shënoi një pikë kthese që nisi procesin e krijimit të një shteti të pavarur dhe ngritjen e institucioneve të veta, rrjetit diplomatik, sistemit të sigurisë dhe politikave ekonomike. Tre dekada e gjysmë…

Lexo më shumë
Back To Top