Ahmeti pret në Reçicë të Vogël përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël me Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes. Takimi u zhvillua në selinë qendrore të BDI-së, ndërsa palët diskutuan për zhvillimet politike në…

Lexo më shumë

Në RMV mungojnë shumë mjekë, por problemi më i madh është mungesa e radiologëve dhe anesteziologëve.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në një intervistë për Kanall 5, tha se mungesa e anesteziologëve dhe radiologëve mbetet një nga problemet më të mëdha në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se kjo nuk mund të zgjidhet brenda natës, pasi specializimet zgjasin gjashtë vjet, transmeton Portalb.mk. Klekovski vlerësoi se modeli i specializimeve private, i vendosur në…

Lexo më shumë

Bujar Osmani: Ligji për përfaqësim të drejtë po rikthen modelin serb të viteve ’90 në Kosovë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë, duke e krahasuar atë me ligjin që Serbia miratoi më 26 korrik 1990 dhe që, sipas tij, krijoi bazën ligjore për largimin masiv të shqiptarëve nga administrata, arsimi, shëndetësia, drejtësia dhe institucionet publike në Kosovë. Osmani shkruan se ligji i propozuar…

Lexo më shumë

Reagon Fatbardh Dauti, Kryetar i Këshillit Organizativ Rinor për organizimin e 25 Majit në Vaksincë: Sheshi i Dëshmorëve është vend nderimi dhe përuljeje, jo vend për muzikë dhe ahengje!

Turp! Të organizosh valle, muzikë dhe aheng në Sheshin e Dëshmorëve, pa një homazh, pa një kurorë lulesh dhe pa një minutë respekti, është një veprim ç’njerëzor dhe një fyerje e rëndë për sakrificën e atyre që dhanë jetën për këtë vend. Ky shesh nuk është ndërtuar për festa. Është vend i sakrificës, i kujtesës…

Lexo më shumë

BDI kërkon hetim për dyshimet për vjedhje në NPK Saraj! Ebipi: A kanë qenë funskionale kamerat e sigurisë?

BDI në Saraj ka kërkuar transparencë nga drejtuesit e Komunës dhe Ndërmarrjes Publike Komunale Saraj, lidhur me pretendimet për vjedhjen e mjeteve financiare nga ndërmarrja publike, Zëdhënësi i degës, Fevzi Ebipi, kërkoi hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale nëse konstatohen lëshime në sigurinë dhe menaxhimin e fondeve publike. Ai pyet se a kanë qenë funksionale…

Lexo më shumë

BDI: VLEN-i është bërë sinonim i nënshtrimit, edhe Dimitrievski u jep ultimatume

Shkup, 5 gusht – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke e akuzuar se është shndërruar në “sinonim të nënshtrimit”, pasi, sipas kësaj partie, edhe partnerët e koalicionit qeverisës u drejtohen publikisht me ultimatume, ndërsa përfaqësuesit e VLEN-it zgjedhin të heshtin. Në reagimin e saj, BDI veçon deklaratat e liderit…

Lexo më shumë

🔴 A po hyn “Bota Serbe” edhe në kulturën e funksionarëve të VLEN-it?

Debati rreth pjesëmarrjes së dy drejtorëve, bashkëshortëve Mustafa Imeri dhe Teuta Imeri, në koncertin e këngëtarit serb Zdravko Çoliq, vazhdon të ngjallë reagime në opinion. Sipas reagimit të BDI-së, kanë kaluar dy ditë nga publikimi i rastit, por ende nuk ka asnjë sqarim apo reagim publik nga dy funksionarët. Nga kjo parti vlerësojnë se heshtja…

Lexo më shumë

UNESCO: Degradimi i vlerave të zonës së Ohrit nuk është ndalur

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vendosi t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një afat shtesë pesëvjeçar për të zbatuar masat e kërkuara për mbrojtjen e Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit, duke shmangur për momentin përfshirjen e tij në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.  Organizata thekson se degradimi i vlerave të jashtëzakonshme…

Lexo më shumë

🔴 Bllaca bllokohet: Mbi 2 kilometra kolonë në kufi, qytetarët presin me orë❗️

Kaos i vërtetë në pikën kufitare të Bllacës. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në një kolonë që, sipas informacioneve nga terreni, ka kaluar mbi 2 kilometra. Qytetarët po presin me orë për të kaluar kufirin, ndërsa radha vazhdon të zgjatet. Shumë udhëtarë shprehen të pakënaqur me pritjet e gjata dhe ritmin e ngadaltë të…

Lexo më shumë
Back To Top